Site icon Telegrafi

The Washington Post: Shqipëria ndër 12 destinacionet për të udhëtuar në vitin 2024

“The Washington Post” ka renditur Shqipërinë mes 12 destinacioneve më të bukura për të vizituar në vitin 2024.

Në një artikull të botuar në median prestigjoze shkruhet se gjatë viteve të fundit, Shqipëria është kthyer në një atraksion të rëndësishëm me plazhet më të bukura në Europë.

Sipas artikullit, ajo çka tërheq më shumë vëmendjen e turistëve është uji i pastër, bregdeti i thyer dhe akomodimet e përballueshme.

Por ajo më e rëndësishmja është se Shqipëria identifikohet nga turistët si e paprekur, ndryshe nga vendet e tjera ballkanike.

Dhërmi, Shqipëri

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria është kthyer në një atraksion i rëndësishëm me plazhet më të bukura në Europë. Ujërat e pastër, bregdeti i thyer dhe akomodimet e përballueshme, të gjitha kanë tërhequr vëmendjen e turistëve.

Dhe ndryshe nga disa nga fqinjët e saj ballkanikë, Shqipëria është “e paprekur”.

Merrni një makinë me qira dhe vizitoni Rivierën Shqiptare, ku do të gjeni një numër të madh të qyteteve të vogla me plazhe perfekte, si Dhërmiu.

Mos humbisni:

“Kryeqyteti i Tiranës është një vizitë e domosdoshme që ia vlen të eksplorohet të paktën dy deri në tre ditë, për të shijuar gatimet në restorante dhe të njiheni me historinë e tij”, shkruhet në artikull.

Exit mobile version