Telegrafi

Washington Post: Në Kosovë policët kapin tifozët çekë me një dron që planifikohej të lëshohej në ndeshje futbolli

Zyrtarët e Policisë së Kosovës i kanë arrestuar tetë tifozë të futbollit çek, të cilët dyshohet se po planifikonin të fluturonin një dron me një flamur pro-serb gjatë ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian, mes Kosovës dhe Republikës Çeke.

Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat evropiane, por edhe më gjerë. Washington Post  ka shkuar për ngjarjen, duke e cituar zëdhënësin e Federatës Çeke të Futbollit, Michal Jurman, i cili thotë se gjashtë burra dhe dy femra u arrestuan mbrëmë në kryeqytetit kosovar, Prishtinë.

Lexo po ashtu Zbulohet identiteti i çekëve që u arrestuan në Ferizaj me dron dhe flamuj të Serbisë

Policia sekuestroi një dron, një flamur serb dhe një flamur që shkruante:”Kosova është Serbi”, dhe gjithashtu fishekzjarrë dhe disa thika, vazhdon shkrimi i mediumit amerikan.

Policia e Kosovës tregoi se kishte ndaluar dy makina me targa çeke dhe kishte gjetur një dron, banderolë, flamurin serb, gjashtë thika dhe dy rrota. Ministria e Jashtme çeke i ka  konfirmuar arrestimet.

“Dardanet”, tifo grupi kosovar, u bënë thirrje mbështetësve të tregojnë “pjekurinë dhe vetëpërmbajtjen”.

“Një incident i mundshëm do ta dëmtonte Kosovën”, ka shkruar ky grup.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, të cilën Beogradi nuk pranon ta njohë, por mbi 110 shtet në mbarë botën e kanë bërë, thuhet në artikullin e Washington Post. /Telegrafi/