Telegrafi

Warriors triumfojnë me lehtësi ndaj Toronto Raptors

Golden State Warriors ka vazhduar me fitore në NBA, pasi ka triumfuar ndaj Toronto Raptors në Chase Center.

Kampioni në fuqi i NBA-së kanë mposhtur skuadrën kanadeze me 12 pikë diferencë 129:117.

Si gjithmonë më i miri në këtë sfidë për kampionin në fuqi ishte fundori Stephen Curry që realizoi 35 pikë, pati shtatë kërcime e dhuroi 11 asistime për bashkëlojtarët e tij.

Me lojë të mirë për Warriors u dallua edhe Klay Thompson me 29 pikë e tetë kërcime.

Ndërkohë me pikë dyshifrore ndeshjen e mbyllën edhe Kuminga (15), Di Vincenzo (12), Looney (12), dhe Green që shtoi 10 pikë të tjera.

Te mysafirët Freeds VanVleet kontribuoi me 28 pikë e Barnes me 24 të tjera, por që ishin të pamjaftueshme për fitore. /Telegrafi/