Telegrafi

Warriors i shkakton humbjen e radhës Lakersave

Mbrëmë janë zhvilluar tri ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Golden State Warriors ka shënuar edhe një fitore disa ditë para fillimit të fazës së ‘play-off’ të NBA-s.

Kampioni në fuqi ka triumfuar si mysafirë në palestrën Staples Center kundër Los Angeles Lakers me rezultat 108:90.

Në anën tjetër, fitore ka arritur edhe Sacramento Kings, e cila ka mposhtur skuadrën Cleveland Cavaliers me rezultat 117:104.

Gjithashtu edhe Milwaukee Bucks ka triumfuar kundër Philadelphia 76ers me rezultat 117:104.

Ndryshe, faza e fundit e kampionatit të basketbollit amerikan pritet që të startojë më 13 prill. /Telegrafi/