Komisioneri i NBA-s, Adam Silver theksoi se ka pasoja negative për ligën, sepse në finale, nuk luan LeBron James.
Hulumtimet kanë treguar se ndeshja e parë e serisë finale të “playoffs” në mes të Golden State Warriors dhe Toronto Raptors kishte shikueshmërinë më të ulët në krahasim me finalet e dekadës së kaluar.
Nga ana tjetër, rekord shikueshmërie të tifozëve të basketbollit u regjistrua në shtetin e Kanadasë, por që nuk kanë çuar shumë peshë.
“Ne e dinim se do të kishim një problem në Amerikë, sepse nuk kemi dy skuadra nga SHBA dhe pas tetë vjetësh, Lebron James nuk luan në finale”, tha Silver.
Komisioneri tha se nuk ishte “i shqetësuar”, por po “monitoronin situatën”. Në ndeshjen e parë të finaleve, Torontos mposhti mbrojtësin e titullit me rezultat 118:109. /Telegrafi/