Telegrafi

Warriors mposhtin Nuggets, Lakers regjistrojnë edhe një humbje kundër Thunders

Mbrëmë janë zhvilluar vetëm katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Golden State Warriors në stilin e kampionit të NBA-s, ka arritur edhe një fitore të radhës para fillimit të fazës së “play-off”.

‘Luftëtarët’ triumfuan para shikuesve të vetë në palestrën Oracle Arena kundër Denver Nuggets me rezultat 116:102.

Në anën tjetër, Los Angeles Lakers ka pësuar humbjen e radhës, tashmë kundër Oklahoma City Thunders me rezultat 119:103.

Ndërkohë, San Antonio Spurs ishte më i mirë se Atlanta Hawks duke e mposhtur me rezultat 117:111.

Edhe Houston Rockets arriti një fitore të rëndësishme kundër Sacramento Kings me rezultat 130:105.

Ndryshe, “playoff” do të fillojnë më 13 prill dhe do të përfundojnë me finalet e NBA-së. /Telegrafi/