Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e parë finale e “paly-off” të Konferencës Perëndimore.
Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors ka triumfuar para shikuesve të vetë në palestrën Oracle Arena kundër Portland Trail Blazers me rezultat 116-94.
Gjatë gjithë ndeshjes ka dominuar skuadra vendase, e cila dëshmohet se vetëm në periudhën e tretë kanë pasur një paraqitje më të mirë mysafirët.
Dubs above the rim | 📸 pic.twitter.com/tYdU99xgji
— Golden State Warriors (@warriors) May 15, 2019
Stephen Curry shkëlqeu në këtë takim për ‘luftëtarët’ me 36 pikë ndërsa dhjetë më pak i shtoi Klay Thompson.
Te Blazers më efikasi ishte Damian Lillard me 19 pikë gjersa secili nga 17 sosh i realizuan Maurice Harkless, CJ McCollum dhe Rodney Hood.
Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet më 17 maj (e premte), ku Golden State sërish do të jenë nikoqir të Portlandit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=IlQ53DIh8G0