Investitori legjendar Warren Buffet nuk duket se do të shtojë bitcoin-ë në portofolin e tij së shpejti.
I pyetur të shtunën në mbledhjen vjetore të aksionerëve të Berkshire Hathaway nëse ai kishte ndryshuar pikëpamjet e tij të famshme negative për bitcoin ose kriptovalutët, investitori 91-vjeçar e filloi përgjigjen me një krahasim.
Ai ka thënë se nëse të gjithë të pranishmit në dhomë zotëronin “të gjithë tokën bujqësore në Shtetet e Bashkuara” ose “të gjitha apartamentet në vend” dhe ata do t’i ofronin 1% të aksioneve për 25 miliardë dollarë, ai do t’u përgjigjej atyre.
Por ai theksoi se nuk do të bënte të njëjtën gjë për bitcoin dhe kapitalin e tij të tregut mbi 700 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.
“Nëse do të zotëronit të gjithë bitcoin-ët në botë dhe do më ofronit për 25 dollarë, unë nuk do t’i merrja”, citohet të ketë thënë Buffett. “Sepse çfarë do të bëja me to? Do të më duhet t’jua shes në një mënyrë ose në një tjetër. Nuk do të bëjë asgjë”.
“Banesat do të ‘prodhojnë’ qira dhe fermat do të prodhojnë ushqim”, ka thënë më tej ai. “Nëse i kam të gjithë bitcoin-ët, do të kthehem aty ku ishte [themeluesi anonim i bitcoin Satoshi]”.
“Nuk e di nëse do të rritet apo ulet vitin e ardhshëm, pesë vjet apo 10 vjet. Por një gjë për të cilën jam i sigurt është se nuk shumëzohet, nuk prodhon asgjë”, mendon ai.
Ndryshe, Buffett ka qenë prej kohësh kundër kriptovalutave.
Ai i tha CNBC në 2018 se “ata do të kenë një fund të keq” dhe tha se Berkshire Hathaway “nuk do të ketë kurrë një pozicion në to”. /Telegrafi/