Telegrafi

Warner Bros tërhiqet nga xhirimi i “Dumb and Dumber 2”

Vëllezërit Peter dhe Bobby Farrelly qe disa vite po përpiqen të realizojnë vazhdimin e dytë të filmit nga viti 1994 me Jim Carreyn dhe Jeff Danielsin në rolet kryesore.

Mirëpo, ata tash duhet të kërkojnë financues dhe shpërndarës të rinj, duke qenë se Warner Bros është tërhequr nga frika se komedia e radhës nuk do të joshë shikues.

Sipas Hollywood Repoter, studioja në fjalë ka realizuar disa anketa dhe ka ardhur në përfundim se njerëzit nuk janë të interesuar për një vazhdim tjetër të “Dumb and Dumber”.

Megjithatë, vëllezërit Farrelly nuk heqin dorë dhe po kërkojnë një studio tjetër që t’i mbështesë për komedinë. /Telegrafi/