Telegrafi

Ward-Prowse hedh kandidaturën për çmimin ‘Puskas’, shënoi gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit nga 35 metra

James Ward-Proëse shënoi një gol të veçantë nga gjuajtja e lirë, gol i cili do të jetë kandidat për të fituar çmimin ‘Puskas’, që jepet për golin më të mirë të vitit.

Southampton u mposht nga Wolverhampton Wanderers me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së 22-të në Ligën Premier.

Golat në këtë ndeshje nga vendasit u shënuan nga Raul Jimenez, Conor Coady dhe Adama Traore, ndërsa për mysafirët shënoi Ward-Prowse.

Megjithatë, goli i vetëm i mysafirëve i shënuar nga anglezi Ward-Prowse ‘vodhi’ gjithë vëmendjen, pasi ishte larg më i bukuri.

Ward-Prowse arriti të shënojë një supergol nga goditja e dënimit nga rreth 35 metra distancë në minutën e 84-të.

Ky gol i mesfushorit anglez po vlerësohet lartë, ndërsa shumica e tifozëve mendojnë se ky gol do të jetë kandidat serioz për çmimin “Puskas”. /Telegrafi/