Site icon Telegrafi

Wanda Nara mahnit me pozën gjysmë e zhveshur

Wanda Nara (Foto: Instagram)

Wanda Nara vazhdon t’i mahnitë ndjekësit e saj me pozat që publikon në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila përflitet vazhdimisht në shtypin rozë, nuk heziton që në çdo fotografi të ngacmojë imagjinatën e fansave, duke qenë se vetëm në rrjetin e popullarizuar, Instagram numëron 6.2 milionë njerëz.

Ajo së fundmi ka publikuar një fotografi, në të cilën pozon gjysmë e zhveshur.

Imazhi në fjalë e shfaq modelen argjentinase në formë të mahnitshme, ndërsa ka vënë në pah fizikun e mrekullueshëm.

Lexo po ashtu Frika nga coronavirusi, Wanda Nara fotografohet me maskë në aeroportin e Romës

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet që ka pranuar nga fansat në këtë postim.

Wanda përveç paraqitjeve atraktive, gëzon një jetë të lumtur megjithëse prej vitit 2014 është e martuar me Icardin, me të cilin ka dy fëmijë, teksa Nara ka edhe dy fëmijë të tjerë me futbollistin Maxi Lopez. /Telegrafi/

Exit mobile version