Wanda Nara i ka lënë shumë pak vend imagjinatës teksa tregoi më shumë se ç’duhet në fustanin e kuq.
Modelja, agjentja dhe gruaja e sulmuesit të Paris Saint – Germain, Mauro Icardi, është versioni italian i futbollistit Gary Lineker për programin Match Of The Day, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.
Por, veshja e saj është krejt ndryshe nga ajo e ish-sulmuesit të Anglisë dhe Tottenhamit.
Nara nuk ka frikë të heqë gjithçka dhe ajo më parë ka pozuar nudo.
SunSport së fundmi raportoi se si bashkëshorti i saj, Icardi nuk pranon të bëjë seks me të kur humb Paris Saint-Germain.
Fatmirësisht për të, skuadra e bashkëshortit të saj është në krye të tabelës së Ligue 1 me 14 fitore nga 17 ndeshjet e tyre të para këtë sezon.
Agjentja mahnitëse zbuloi disa detaje intime në lidhje me marrëdhënien e saj me Icardin gjatë një interviste për revistën italiane, “La Republca Delle Donne”.
“Mauro është shumë profesionist dhe ai nuk bën asgjë para ndeshjeve”, është shprehur Nara. “Vetëm pas ndeshjes, nëse gjërat shkojnë mirë. Në të kundërtën nëse gjërat shkojnë keq, atëherë ai nuk dëshiron të më shohë fare”, shtoi në një nga intervistat e fundit gruaja e Icardit. /Telegrafi/