Telegrafi

Wanda: Italia e ka ftuar disa herë Icardin

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka zbuluar se Përfaqësuesja e Italisë e ka ftuar disa herë sulmuesin argjentinas.

Por, në fund italianët gjithmonë janë refuzuar nga ylli aktual i Interit.

“Italia? Po, Përfaqësuesja e Italisë ka tentuar të thërras Icardin dy apo tre herë, por gjithmonë është refuzuar”.

“Mauro kishte ide të qarta vetëm me Argjentinën. Ai u mblodh me skuadrën pas ardhjes së Sampaolit pasi ai ëndërronte përfaqësuesen për një kohë të gjatë”, ka thënë Wanda.

Icardi luajti për 90 minuta ndaj Uruguait në kualifikimet për Kupën e Botës. /Telegrafi/