Site icon Telegrafi

Wan-Bissaka nuk bind plotësisht, Unitedi dëshiron transferimin e një mbrojtësi të djathtë

Klubi i madh anglez, Manchester United dëshiron të rrisë garën për anglezin Aaron Wan-Bissaka në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sipas mediumit të njohur ESPN, mungesa e aftësive të Wan-Bissaka në sulm nuk po i pëlqen drejtuesve të Unitedit – në veçanti menaxherit Ole Gunnar Solskjaer, i cili është i prirur për një opsion shtesë në krahun e djathtë.

Solskjaer tani po kërkon të sjellë një tjetër mbrojtës të djathtë gjatë dy afateve të ardhshme të transferimit për të garuar për vendin e caktuar me Wan-Bissakan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Wan-Bissakas

Nevoja për një zgjidhje është rritur nga dështimi i Unitedit për të ulur në krah të sulmit verën e fundit, anglezin Jadon Sancho.

Shpresohej që Wan-Bissaka të përparonte me një shpejtësi më të shpejtë për të ndihmuar në kontributin në sulm, por trajnerët kanë mbetur të bindur se ai nuk zotëron atributet e nevojshme për të paraqitur një kërcënim real në sulm.

Ky medium emra të mundshëm nuk ka përmendur, por transferimi mund të vjen nga Liga Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version