Ish-zëvendës-presidenti amerikan, Walter Mondale, ka vdekur në Minneapolis të hënën në moshën 93-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Mondale ishte zëvendësi i presidentit amerikan Jimmy Carter, gjatë mandatit të këtij të fundit në vitin 1976.
Carter deklaroi se ai e konsideronte Mondale si “nënkryetarin më të mirë në historinë e vendit”.
Mondale vdiq në shtëpi në qendër të qytetit Minneapolis i rrethuar nga familja, raporton CNN.
“Me trishtim të thellë ju njoftojmë se babai ynë i dashur vdiq sot në Minneapolis, Minesota”, thuhet në deklaratën e familjes.
“Sado krenar që ishim me të duke udhëhequr biletën presidenciale për demokratët në vitin 1984, ne e dimë se trashëgimia e politikës publike e babait tonë është shumë më tepër se kaq”, thuhej më tej në njoftim.
Mondale ishte po ashtu edhe kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 1984 në SHBA, i cili humbi rëndë nga Ronald Reagan; duke siguruar vetëm shtetin e tij të lindjes, Minesotën dhe Washington DC. Ai mori vetëm 13 vota elektorale, krahasuar me Reagan i cili fitoi 525 sosh. /Telegrafi/