Telegrafi

Walter: LSDM ta rishikojë vendimin për bojkot të zgjedhjeve

Nënkryetari i Këshillit të Evropës (KiE) nga 2010 e deri 2015, si edhe ish-raportusi i dialogut pas-monitorues të Maqedonisë, Robert Walter, i ka bërë thirrje LDSM-së që të rishikojë vendimin e saj për të bojkotuar zgjedhjet e parakoheshme parlamentare të 5 qershorit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, bojkoti i LSDM-së dhe partive tjera opozitare i zgjedhjeve të 5 qershorit do të jetë një hap i papërgjegjshëm që do ta rrezikojë përparimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, si edhe do ta minojë besimin e investuesve në vend.

Walter e konsideron si fatkeqësi shtyerjen e zgjedhjeve që ishin të përcaktuara për 24 prill, por mendon se tani është momenti i duhur për të mbajtur zgjedhje të drejta në pajtim me marrëveshjen e Përzhinos.

Ish-raportuesi i ka kushtuar vëmendje edhe KSHZ-së, duke theksuar se duhet t’i jepet mbështetja e plotë për të përfunduar punët e saj në përpilimin e një Liste zgjedhore të pranueshme, megjithatë ëalter thotë se edhe në demokracitë parlamentare më të vjetra nuk ekziston një listë zgjedhore e përsosur./Telegrafi.