Site icon Telegrafi

Walone Fashion Group hap showroome të reja dhe ofron 20 % zbritje

Walone Fashion Group ka hapur showroomin e ri në lagjen “Arbëria” të Prishtinës. Në këtë shtëpi të modës, që është më i madhi në Kosovë me afër 1 mijë metra katrorë, prezantohen dhe shiten veshjet solemne për gratë, burrat dhe fëmijët.

Në ceremoninë e hapjes së showroomit më të ri të modës që është organizuar nga Walone Fashion Group kanë marrë pjesë firmat e modës nga vendi, rajoni dhe Turqia, sikurse edhe shumë mysafirë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Pronari i Walone Fashion Group, Valon Osmani ka pohuar se kjo kompani në përputhje me trendet globale të modës dhe me përkushtimin e ekipit të dizajnerëve dhe prodhuesve të vet po vazhdon me krijimin e veshjeve të reja solemne dhe ekstravagante për konsumatorët e vet.

“Tani këto veshje po i prezantojmë edhe në dyqanet tona të modës, të krijuara me koncept të ri. Pas hapjes së showroomit në “ABI Çarshia” në Prizren para pak javësh, dhe pranisë tonë në “MARIGONA Çarshi” në Prishtinë, Walone Fashion Group ka hapur edhe ‘showroomin’ e saj në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, që është dyqani më i madh i modës në Kosovës”, thotë Osmani.

Valon Osmani ka më shumë se 15 vite që është i angazhuar në këtë lëmi, ndërkohë që prapa vetes ka traditën e aktivitetit biznesor të familjes, që ka filluar në vitet e 50’ta të shekullit të kaluar. Në këtë kuadër ka një përvojë shumëvjeçare të shitjes së veshjeve solemne në Kosovë. “Ne kemi krijuar një biznes unik, sepse konsumatorit i japim një vlerë të veçantë, duke ofruar dizajne të shkëlqyera, cilësi të lartë dhe çmime të arsyeshme për veshjet solemne”, deklaron Osmani.

Bashkëpronarja e Walone Fashion Group, Benek Osmani thekson se në 3 vitet e fundit kjo kompani e modës dallohet me prodhimet e veta, që realizohen nga ekipi i përbërë prej 10 dizajnerëve që janë në hap me modën bashkëkohore si dhe ekipi i prodhuesve që veçohen me precizitetin e tyre në punë.

“Ekipi profesionist i dizajnerëve dhe prodhuesve të Walone Fashion Group i përbërë nga mbi 30 veta me përvojën e tyre bashkojnë stilet e ndryshme dhe mundësojnë krijimin e veshjeve solemne ekskluzive për gratë, fëmijët dhe burrat, derisa veshjet e nusërisë paraqesin një veçanti në punën e Walone Fashion Group. Walone Fashion Group duke qenë në hap me trendet në modën botërore gjithmonë synon kulmin e ekstravagancës. Prandaj ekipi ynë dinamik dhe kreativ gjithmonë është i gatshëm që t’i shërbejë atyre që kanë pasion ndaj elegancës dhe ekslusivitetit të modës”, thotë bashkëpronarja Benek Osmani.

Ajo shpjegon se prodhimet e Walone Fashion Group që janë Made in Kosova shiten në mbi 30 shtete të ndryshme të botës. “Walone Fashion Group përgjatë këtyre viteve është aktive edhe në sfilatat e rëndësishme të modës në Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë. Qëllimi i Walone Fashion Group është që në vitin 2020 të hap një dyqan të tillë mode edhe në Berlin të Gjermanisë”, shprehet ajo.

Për nder të hapjes së dy showroomeve të reja të modës me koncepte të veçanta, në “ABI Çarshia” në Prizren dhe në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, Walone Fashion Group ka vendosur që të hap edhe zemrën duke ofruar 20 për qind zbritje në të gjitha dyqanet e veta. Zbritja do të vlejë për të gjithë konsumatorët deri në fund të muajit nëntor.

Ekipet profesioniste të Walone Fashion Group ju mirëpresin në dyqanet në Prishtinë, në lagjen “Arbëria” dhe Çarshia Fashion District si dhe në Prizren në “ABI Çarshia”. Për çdo informatë, Walone Fashion Group mund të kontaktohet në numrin e telefonit: 049 498 498 apo edhe duke klikuar në www.walonefashion.com. /Telegrafi/

Exit mobile version