Në vazhdën e reagimeve të shumta në lidhje me situatën e krijuar në Maqedoni ka reaguar edhe ministrja e punëve të jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo nëpërmjet rrjetit social Twitter ka kërkuar që kryetari i ri i Kuvendit duhet të respektohet.
“Kryetari i porsazgjedhur duhet të respektohet, qeveria e re e formuar nga shumica parlamentare duhet të zbatoj reformat urgjente”, ka shkruar Wallstrom.
Përndryshe përzgjedhja e Talat Xhaferit si kryetar i ri i Kuvendit është përshëndetur edhe nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe SHBA-së./Telegrafi/