Site icon Telegrafi

Waller dhe Berisha me rroga mbi 6000 euro

Sigal Prishtina me seriozitetin më të madh po ia mësyn suksesit në stinorin e ri në Kosovë e në Ligën Ballkanike. Përveç rregullimit infrastrukturor dhe instalimin e një sistemi organizativ të mirëfilltë, klubi ‘bardhekaltër’ ka menduar edhe për kushtet e basketbollistëve. Kësisoj, prishtinasit kanë në skuadrën e tyre disa nga basketbollistët më të paguar në Kosovë. Janë Tay Waller dhe Dardan Berisha dy prej lojtarëve më të paguar në elitën e basketbollit kosovar.

Siç mëson gazeta Arena, amerikani i ardhur nga Turqia, si dhe basketbollisti pejan mbajnë primatin e më të ‘pasurve’ sa i përket të ardhurave mujore që marrin në klubin e tyre. Waller, që ka pasur një karrierë në basketbollin turk para se të nënshkruante me Prishtinën, ka një pagë mujore prej më se 8000 dollarë apo më shumë se 6000 euro, pa përfshirë këtu bonuset dhe premitë.

Pagë të lartë ka edhe Dardani, i ardhur nga Peja në fillim këtij stinori. Berisha në skuadrën ‘verdhezi’ paguhej nga 5000 deri në 6000 euro, ndërsa mësohet se paga e tij mujore te prishtinasit kalon shifrën e 6000 eurove, duke e bërë kështu Dardanin vendorin më të paguar në Kosovë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version