Telegrafi

“Wall Street”, ndryshon imazhi tradicional

Kjo lëvizje u jep bankave Goldman Sachs dhe Morgan Stanley mundësinë për t’u ndihmuar nga banka qendrore, por e shton edhe mbikqyrjen e tyre nga rregullatorët e bankës.

Korrespondentët thonë se këto ndryshime shënojnë fundin e imazhit tradicional të qendrës financiare Wall Street.

Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Henry Paulson, i ka kërkuar Kongresit të shpejtojë miratimin e planit 700 miliardë dollarësh të administratës amerikane për shpëtimin e institucioneve financiare.

"Kjo është një ndërhyrje e madhe nga shteti. Unë mendoj se kjo është një kohë e paprecedent. Sistemi ynë rregullator nuk funksionon, ai ka mangësi. Unë asnjëherë nuk kam menduar se filozifia e ndërhyrjes është gjë e mirë, por po ju them se në këtë moment është e nevojshme", tha Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Henry Paulson.

Zoti Paulson u bëri thirrje vendeve të tjera të ndjekin shembullin amerikan për zgjidhjen e krizës financiare globale.

Plani i daljes nga kriza është shoqëruar edhe me kritika. Të dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama dhe John McCain, kanë kërkuar kontroll të pavarur të zbatimit të këtij plani.