Telegrafi

Wall Street arrin të forcohet

Indeksi Dow Jones kërceu për 4.68 për qind në 10.850 pikë, me çka kompensoi më shumë se gjysmën e humbjes së realizuar një ditë më parë, kur shënoi rënie për 778 pikë.

Indeksi S&P shënoi rritje për 5.27 për qind, duke shënuar kërcimin më të madh prej korrikut të vitit 2002, ndërsa indeksi teknologjik Nasdak shënoi rritje për 4.97 për qind.

Një ditë më herët Dhoma përfaqësuese e Kongresit hodhi poshtë propozimin qeveritar për sanimin e bankave në vlerë prej 700 miliardë dollarëve, që shkaktoi kolaps në bursën e New York-ur dhe rënie të lirë të aksioneve, Wall Street ktheu një pjesë të madhe të humbjeve. Investitorët janë të bindur se Qeveria dhe Kongresi do të arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Megjithatë përforcimi i djeshëm i Wall Street vetëm pak i zbuti humbjet e realizuara të tregut në shtator. Indeksi S&P gjatë muajit të fundit ra për 9.1 për qind, Nasdak humbi 12.1 për qind të vlerës, ndërsa Dow Jonesshënoi rënie për 6 për qind. Rënie të tilla nuk janë vërejtur që nga sulmet terroriste mbi SHBA-të në vitin 2001.