Site icon Telegrafi

Walkman i artë – për nostalgjikët që do t’ju kushtojë 2.800 euro

Sony shpesh rikthen në “jetë” Walkamin e saj dhe këtë vit akoma po shitet mirë, ndoshta për shkak të nostalgjisë për këtë pajisje.

Dy modelet e reja kanë një kosto të lartë dhe natyrisht qëllimi është të dëgjojmë muzikë, kështu në Sony janë mundur që me dëgjuese pa tela të merrni tingujt më të mirë të mundshëm, transmeton Telegrafi.

Kostoja e lartë e dy modeleve ndoshta është si pasojë e asaj që kornizat i ka të lara në flori (Gold-plated Oxygen-Free Copper), e nga Sony kanë bërë të ditur se nuk është vetëm dizajni, por ari që i ofron një izolim më të mirë, dhe çdo instrument dëgjohet me ndryshe në pajisjet e tjera – duke ju krijuar përshtypja sikur po dëgjonte një bend duke përformuar live para jush.

E nëse merret parasysh modeli i parë, që është i njëjtë sikurse i dyti, ai ka një kornizë alumini në vend të floririt, por që sërish do t’ju kushtoj 1.200 euro.

Ndërkaq modeli i artë, kap vlerën e 2.800 eurove. Modeli më i lirë ka hapësirë prej 128 GB, derisa i arti 256 dhe që të dy janë të pajisur me port microSD.

Gjithashtu aty është edhe WiFi, Bluetooth dhe punojnë me sistemin operativ Android 11, kurse ekrani i ndjeshëm në prekje vjen prej 5-inçëve. /Telegrafi/

Exit mobile version