Telegrafi

“Walking out on Love”, filmi më i mirë i “Skena UP”

Ky festival, i cili nisi më 20 nëntor, mbrëmë ka mbyllur aktivitetet në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, me ndarjen e shtatë çmimeve. Juria e festivalit për film përbëhej nga: Arno Aschauer (Austria); G.J. Echternkamp (SHBA) dhe Nebi Qena (Kosovë).

Në kategorinë e filmit dokumentar, filmi më i mirë është zgjedhur “Brothers by blood” me regji të, Manara Nivron, nga Tel-Aviv University, Izrael; kurse filmi më i mirë i animuar “Lunar Eclipse” me regji të, Jens Blank, nga Camberwell College of Arts, Britania e Madhe.

Çmimi special i jurisë i është dhënë filmit “At the Lake” me regji të Amir Vitisë nga Fakulteti i Arteve, Kosovë.

Kurse, juria e teatrit e përbërë nga: Jerry Coyle (SHBA), Bajrush Mjaku (Maqedoni) dhe Jeta Xharra (Kosovë) ndau këto çmime: Shfaqja më e mirë „…të tjerat janë heshtje” me regji të Agon Myftarit nga Fakultetit i Arteve (Kosovë) ndërkaq, regjisori më i mirë i teatrit është shpallur, Payam Azizi, nga Azad University of Arak, Iran, aktori më i mirë i teatrit, Besnik Krapi, nga shfaqja „…të tjerat janë heshtje”, Fakulteti i Arteve, Kosovë.

Çmimin “Adriana”, të cilin e ndau juria e teatrit “Dodona” e ka marrë, Luredana Gjeçi, nga shfaqja “Udhëtimet e Lizës” Akademia e Arteve, Shqipëri.