Miku i Kosovës William Walker nuk është admirues i tanimë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” në televizionin Dukagjini, ku ka komentuar të kaluarën e aktualitetet politike në vend.
Është pyetur edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin ka thënë se nuk është admirues i tij.
Kur pyetet për figurën e Thaçit, e vetmja lëvdatë që Walker jep për Thaçin është për dukjen e tij, ndërsa thotë e vetmja gjë që Thaçi di të bëj, është që t’i mbajë të kënaqur ndërkombëtarët.
“Ai është burrë i pashëm”, thotë ai.
“Ka mësuar shumë ndër vite se si t’i mbajë të lumtur ndërkombëtarët. Nuk jam admirues i tij”, thotë ai.
Walker konsideron se është keqpërdorur nga presidenti Thaçi.
“Konsideroj se jam keqpërdorur nja dy herë nga ai. Pas lufte e takova në Pejë dhe u ula për të pirë kafe me të. Më ftoi që të ecnim në rrugë dhe pasi ecnim më ftoi te një turmë njerëzish që kishin dalë ta prisnin dhe unë gjeta veten në mbështetje të tij në atë takim”, rrëfen ish-ambasadori Walker.
Sipas Walker, Thaçi është njeri interesant, por thotë se koha e tij ka kaluar.
“Ka qenë kryeministër tash president. I ka kaluar koha”, thekson Walker.
I pyetur se a ka qenë e mundshme që Thaçi t’i bëj gjërat më mirë, Walker përgjigjet: “Absolutisht po”.
Kritikat e Walker ndaj Thaçit fokusohen në periudhën e paspavarësisë.
“Pas pavarësisë nuk e mori përgjegjësinë dhe më shumë ishte i fokusuar se si t’i mbajë të kënaqura ambasadat se sa qytetarët”, ka thënë ai.
Si përfaqësues i misionit vëzhgues të OSBE-së, Walker në rrethana të luftës në Kosovë, masakrën Reçakut të regjimit të Millosheviqit e kishte quajtur “krim kundër njerëzimit”.
Deklaratën e Walker mund ta gjeni në videon e mëposhtme nga minuta e 40-të. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=SiLmbbTtZyQ