Telegrafi

Walker takohet me avokatët e rastit ”Grupi i Kumanovës”

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë William Walker gjatë ditës së sotme është interesuar për ngjarjet e Kumanovës.

Ai, paraditen e së martës ka qëndruar në Tetovë ku është takuar me avokatët e të akuzuarve në rastin “Lagjen e Trimave” prej të cilëve në detaje është njoftuar për luftimet e vitit të kaluar në Kumanovë dhe për rrjedhën e procesit gjyqësor.

Paraprakisht ai ka takuar edhe familjarët e të akuzuarve. Burime jo zyrtare të Alsat-M bëjnë të ditur se Walker gjatë qëndrimit të tij në Tetovë ka takuar edhe disa përfaqësues të partive politike.