Site icon Telegrafi

Walker bindet nga Tuchel, Bayerni po e kompleton transferimin e mbrojtësit anglez

Kyle Walker do të largohet nga Manchester City pas gjashtë viteve qëndrim në Etihad Stadium.

Në fakt mbrojtësi i majtë do të largohet nga vendlindja e tij, pasi karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit gjerman Bundesliga te kampioni në fuqi Bayern Munich.

Sky Sport ka raportuar se ka qenë trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel që e ka telefonuar personalisht anglezin duke e bindur për t’iu bashkuar atij në Munich.

Lexo po ashtu Bayern Munich interesohet për transferimin e Kyle Walker

Tani kur lojtari është bindur të transferohet në Munich, drejtuesit e dy klubeve janë duke zhvilluar negociata për të gjetur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e Walker në Allianz Arena.

33-vjeçari ka kontratë me citizens deri në verën e vitit të ardhshëm dhe nuk pritet të ketë ndonjë pengesë të madhe për tu arritur marrëveshja.

Lexo po ashtu Kyle Walker zgjedh katër kundërshtarët e tij më të vështirë, injoron Messin dhe Ronaldon

Walker do të ishte një ndihmë e madhe për Bayernin në krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi anglezi ka përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet që të bëhet gjatë kësaj jave, pasi nuk duket se do të ketë probleme për tu gjetur gjuha e përbashkët e transferimit të tij në Munich. /Telegrafi/

 

Exit mobile version