Site icon Telegrafi

Walker: Ajo çka ka ndodhur në Francë është turp

Ish- ambasadori i OSBE-së, William Walker po merr pjesë në protestën e cila është organizuar në mbështetje të ish-kryeminsitrit Ramush Haradinaj.

Ai ka deklaruar para protestuesve se është këtu për të shprehur solidaritetin e tij me Ramush Haradinjajn dhe qytetarët e Kosovës.

Walker ka thënë se Haradinaj ka qenë një mik i tij dhe gjithmonë do të jetë kështu.

“Nuk kam ardhur të mbaj fjalim por kam ardhur të them diçka prej zemrës, jam këtu që të shpreh sinqeritetin tim me Ramushin dhe me gjithë qytetarët nga gjithë Kosova”, tha ai.

“Ramush Haradinaj është mik i mirë i imi. Jam këtu sot për të treguar solidaritetin me të dhe me të gjithë ju, nga tërë Kosova. Unë gjithmonë kam menduar se sistemi i drejtësisë në Francë është më i miri në botë. Por kjo që ka ndodhur me heroin e Kosovës atje është e turpshme”, tha Walker./Telegrafi/

Exit mobile version