Telegrafi

Walcott synon një sezon pa lëndime

Pas pushimit të zgjatur dhe të papritur veror, Walcott mezi pret të dalë në fushë me Arsenalin që kërkon t’i japë fund periudhës pesëvjeçare pa trofe.

“Sezoni i kaluar ishte zhgënjyes, personalisht, me lëndimet që kam pasur. Shpresoj se mund të kem një sezon pa lëndime, ky është caku primar, dhe të përpiqem të ndihmoj ekipin të fitojë diçka”.

“Mendoj se është vështirë të kalosh gjithë sezonin pa ndonjë lëndim, por kështu është futbolli dhe duhet të jetojmë me këtë. Vetëm do të përpiqem të përqendrohem për të pasur një sezon më të mirë se ai i kaluari, pasi ishte një zhgënjim i madh të mos luaj aq sa kam dashur të luaj”, ka thënë Walcott. /Telegrafi/