Telegrafi

Walcott: Po rikthehem në formën më të mirë

Walcott tregoi një lojë të shkëlqyeshme në fitoren e Arsenalit ndaj Sunderlandit në Emirates.

“Kam filluar të arrij atje. Po bëj hapat e fundit drejt formës më të mirë. Nuk kam pasur shumë paraqitje këtë vit, ka qenë një sezon me ngritje dhe zbritje. Kam qenë shumë i dëshpëruar, por shpresoj se me një varg ndeshjesh dhe lojë të qëndrueshme, do të kthehet forma”, ka thënë Walcott./Telegrafi/