Telegrafi

Walcott nënshkruan kontratë të re

 

Me marrëveshjen e re e cila do ta mbajë atë në Emirates Stadium deri në verën e vitit 2016, anglezi do të fitojë rreth 90 mijë funte në javë, që do të shtohet edhe nga bonuset.

 

Walcott qysh më herët kishte shfaqur dëshirën për të vazhduar me Topçinjtë, ku ai është shumë i popullarizuar në mesin e tifozëve, stafit dhe bashkëlojtarëve.

Pengesa kryesore për vazhdimin e kontratës deri tash ishte shansi që nuk i jepej për të luajtur si sulmues i qendrës, e që iu mundësua pas largimit të Robin van Persiet.

Arsenali vazhdon të jetë në kërkim edhe të përforcimeve të reja, me sulmuesin e Atletico Madrid, Adrian, dhe anësorin e Crystal Palace, Wilfried Zaha, që janë në listën e dëshirave të trajnerit Arsene Wenger. /Telegrafi/