Telegrafi

Walcott kalon Arsenalin në epërsi (Video)

Skuadra angleze Arsenal ka kaluar epërsi në përballje me Bate Borisov.

Anglezët shënuan vetëm pas nëntë minutave lojë përballë skuadrës nga Bjellorusia.

Ishte sulmuesi anglez, Theo Walcott që shënoi një gol të bukur me kokë.

Reprezentuesi i Anglisë, mesfushori Jack Wilshere asistoi për mrekulli ndërsa Walcott nuk e pat problem shënimin e golit.

Pas kësaj epërsie të hershme, Arsenal ka gjasa të mëdha ta fitoj takimin. /Telegrafi/