Telegrafi

Walcott ka menduar se Capello bëri shaka

Walcott, që ishte një prej futbollistëve më të qëndrueshëm në kombëtaren angleze, ka menduar se ai e kishte të sigurt vendin në përfaqësuese. Daily Express shkruan se Walcott ishte duke luajtur golf, kur mori telefonatën e Capellos, për lajmin e keq. Ai ishte aq i shokuar nga lajmi, sa që mendoi mos ishte ndonjë shaka.

Një burim i afërt me lojtarin tha se “ky është një shok më i madh se ai kur u ftua për Botërorin e Gjermanisë”. /Telegrafi/