Anësori sulmues i Arsenalit, Theo Walcott ka vendosur një rekord botëror për kontrollin e një topi të rënë nga një lartësi e madhe.
Reprezentuesi anglez mori pjesë në një sfidë gjatë trajnimit, duke konkurruar kundër bashkëlojtarëve të skuadrës, si Laurent Koscielny, Francis Coquelin dhe Nacho Monreal.
Katërshja u sfiduan mes vetes për të ndaluar një top duke rënë nga një vinç, me Walcott, i cili tregoi aftësitë e tij duke kontrolluar mrekullisht atë pasi u hodh nga 34 metra lartësi, shkruan Telegrafi.
Walcott mundi rekordin e mëparshëm për dy metra para gjyqtarit të certifikuar nga Guinness, duke siguruar vendin e tij në Librin Guinness të Rekordeve, teksa merr rekordin nga ‘fresstyleri’ anglez i futbollit, John Farnworth, i cili e vendosi rekordin në 32 metra, pasi Lionel Messi kishte shënuar fillimisht një lartësi prej 18 metra në një promovim për një shfaqje televizive japoneze.
Megjithatë, Farnworth mund të marrë ngushëllim faktin se emri i tij është ende në librin e rekordeve, pasi ka fituar garën ‘Around the World’ apo ‘Rreth botës’, duke bërë 83 prekje të topit në një minutë duke bërë zhunglime të ndryshme. /Telegrafi/