Site icon Telegrafi

Walcott e respekton vendimin e Hodgson

Theo Walcott ka reaguar pas vendimit të Roy Hodgson për të mos e ftuar atë në Euro 2016.

Sulmuesi i Arsenalit ka kaluar nëpër një formë të dobët këtë sezon, teksa theksoi se e respekton vendimin e trajnerit të Anglisë.

”Jam i zhgënjyer që nuk jam ftuar për në Euro 2016, por kam folur me Hodgson dhe e respektoj vendimin e tij. I’u uroj sukses atyre”, shkroi Walcott në Twitter.

Walcott kujtojmë se në kampionatin botëror ishte një ndër lojtarët më të mirë të kombëtares angleze.

Exit mobile version