Telegrafi

Walcott: Duhet të besojmë në kualifikim

Golat si mysafir nga Kroos, Muller dhe Mandzukic e kanë lënë Arsenalin pa shpresa për ndeshjen kthyese, mirëpo është anësori anglez ai që ka bërë thirrje për besim.

“Ne duhet të jemi realist dhe të themi se do të jetë shumë e vështirë që të kualifikohemi tutje. Bayerni është shumë i fortë në shtëpi, ne duhet që të shënojmë tri gola dhe ne mund ta bëjmë këtë nëse punojmë shumë dhe tregojmë atë që bëmë në pjesën e dytë”.

“Shpresoj se njerëzit nuk do të zhgënjehen shumë nga ky rezultat, mendoj se ne duhet që të kthehemi në luftë për kualifikim. Ne duhet që të arrijmë rezultate pozitive në Ligën Premier dhe të besojmë përsëri për një ngritje në tabelë dhe kualifikim”, ka thënë Walcott.