Telegrafi

Walcott dëshiron të jetë sulmues i qendrës

Edhe pse pozita natyrale e Theo Walcott është sulmues, ai në Arsenal më shumë luan në pozitën e anësorit të djathtë. Por, 20-vjeçari pret të rikthehet në pozitën e sulmuesit të qendrës, ndërsa këtë ia ka premtuar edhe Arsene Wenger.

“Kam folur me menaxherin dhe ai dëshiron të më hedhë në pozitën e sulmuesit të qendrës. Do të isha i lumtur kudo qoftë kur të luaj për këtë klub. Por askush për momentin nuk më sheh si sulmues, që është pozita ime kryesore, andaj do të punoj shumë në këtë drejtim për ta arritur këtë”, ka thënë Walcott.