Telegrafi

Walcott: Arsenali mund ta fitojë titullin pa Van Persien

Anglezi thotë se fitorja ndaj Liverpoolit është dëshmi se ata janë mjaft të mirë për të fituar titullin e Ligës Premier.

“Ne deshëm t’u japim diçka fansave pasi ata ishin fantastik për ne. Ne besojmë se mund të kalojmë sfidat edhe pa Robin. Ai është një lojtar shumë i madh për ne, ai ka shënuar shumë gola të rëndësishëm dhe gjatësia e tij i frikëson mbrojtësit”.

“Ishte e shkëlqyeshme të fitojmë tre pikë dhe gradualisht t’i afrohemi Chelseat dhe Manchester United. Kemi një ndeshje më pak, por tash duhet të përqendrohemi për takimin e të mërkurës kundër Burnleyt dhe të synojmë tre pikë”, ka thënë Walcott./Telegrafi/