Telegrafi

Wade qëndron te Chicago nëse Butler nuk largohet

Dwyane Wade vjen nga Chicago, por ai duket se është i përkushtuar në klubin e tij të vendlindjes vetëm nëse nuk largohet Jimmy Butler.

“Një nga arsyet pse jam këtu është Jimmy”, ka thënë Wade të mërkurën sipas gazetarit të ESPN, Nick Friedell.

“Ai është njeriu që me ftoi këtu dhe më bëri të vij këtu. Kështu që ai është pjesë e madhe e vendimit të tij, ajo që ai po bën dhe e ardhmja e tij. Këtë e kam bërë të qartë”, deklaroi Wade.

Përgjigja e Wade erdhi pas spekulimeve se Chicago Bulls po shqyrton mundësinë e shkëmbimit të Butler, për të nisur një rindërtim nga baza me lojtarë të rinj.

Lexo po ashtu Chicago i gatshëm ta transferojë Chris Boshin

Këto spekulime ka një vit që kanë nisur teksa burimet i kanë thënë gazetarit Friedell se ka ende debat brenda klubit të Chicagos për një lëvizje të tillë.

“Në fund të vitit, uleni prapa dhe shihni ekipin, se çfarë drejtimi po merr. Unë do të isha gënjeshtar nëse do të thosha se dua të luaj me një ekip me 21 vjeçarë. A e dini se çka po them? Dhe të jem pjesë e këtij rindërtimi të së ardhmes. Unë do të isha i marrë ta them këtë. Por, gjithashtu dua që të jem në pozitën më të mirë për atë që është më e mira për mua në këtë kohë”, potencoi legjendari Wade.

Wade i cili u bë 35 vjeç të martën nënshkroi me Chicagon në korrik pas bisedimeve të ndërprera me Miami Heat, duke i dhënë fund epokës së tij 13 vjeçare në Floridan e Jugut.

Ai ka kontratë dyvjeçare me opsion për sezonin e ardhshëm.

Butler ka kontratë deri në vitin 2019 me një opsion të zgjedhjes së tij për t’u larguar një vit më parë. /Telegrafi/