Dëyane Wade dhe Jimmy Butler dëshirojnë që bashklojtarët e tyre të luajnë më mirë.
Dy lojtarët kanë shpërthyer bashkë pasi Chicago të mërkurën mbrëma lëshoi një epërsi prej 10 pikësh në tri minutat e fundit të ndeshjes për të humbur me rezultat 119-114 nga Atlanta Hawks.
Wade, tri herë kampion i NBA me Miami Heat, thotë se e nervozon atë fakti se fitorja nuk i intereson bashklojtarëve të tij.
“Unë e shoh Jimmyn (Butlerin) dhe them se Jimmy po bën punën e vet. Mendoj se Jimmy mund të thotë po ashtu se unë po e kryej punën time. Por, tash nuk e di nëse mund ta themi këtë për lojtarët tjerë”.
“Ju djem e shihni formacionin tonë. Ka shumë dnryshime. Trajneri e ndjen se nuk mund të llogarisë në aq shumë lojtarë. Dhe kështu nuk shkon”, deklaroi Wade pas ndeshjes.
Ai më pas vazhdoi duke i shkatërruar lojtarët e rinj të skuadrës.
“Kjo është e papranueshme nëse dëshiron të bësh më shumë se sa të bartësh një fanellë në NBA dhe të bësh para. Kjo është ajo që ne po bëjmë”.
“Të gjithë nuk po kujdesen për të fituar. Ju duhet që të bëni mië shumë. Duhet që fitorja të vlejë më shumë që të kërkohet ajo dhe të arrihet”, u shpreh Wade.
Më pas edhe Butler shtoi se Wade ka të drejt për këto komente.
“Ne nuk po luajmë mirë. Kjo është puna jonë. Unë dua të luaj me lojtarë që duan të fitojnë dhe brengosen për këtë”, u shpreh Butler.
Serbi Nikola Mirotic dhe Paul Zipser humbën gjuajtje vendimtare edhe pse ishin të vetmuar duke bërë që ekipi i tyre të pësonte humbje dhe superyjet e skuadrës të shpërthejnë. /Telegrafi/