Dwyane Wade dhe LeBron James, pritet të bashkohen dhe të jenë bashkëlojtarë përsëri.
Cleveland Cavaliers janë shumë të interesuar që të nënshkruajnë me Wade, i cili javën e ardhshme mbetet lojtar i lirë.
Lajmin e jep Associated Press nga një burim anonim, i cili thotë se marrëveshja është arritur tashmë.
“Wade do ta bëjë të ditur vendimin e tij pasi t’i skadojë kontrata dhe do të bashkohet me mikun e tij që e kishte te Miami dhe me të do të bashkohet te Cavaliers”, ka thënë burimi i AP.
James dhe Wade prej se kanë filluar të luajnë së bashku në NBA në vitin 2003.
Ata kanë luajtur se bashku për katër vite nga sezonin 2010 deri më 2014, ku edhe fituan dy tituj.
Marrëveshja thuhet se është arritur për një vit dhe lojtari do të përfitojë 2.3 milionë dollar.
Wade e kishte pranuar javë më parë për AP se Oklahoma City, Cleveland dhe Miami, duan të nënshkruajnë me të. /Telegrafi/