ID.4 SUV elektrike do të dorëzohet këtë vit. Tani Volkswagen po tregon dizajnin e brendshëm për herë të parë.
Prodhuesi gjerman automjeteve thekson se ka hapësirë të mjaftueshme brenda. Kjo është bërë e mundur nga makina elektrike kompakte. Pasagjerët do të kenë mjaft hapësirë të mjaftueshme brenda.
VW përmes një deklarate ka thënë se makina e tyre ka hapësirë brenda më shumë se Tesla Model Y, edhe pse ID.4 është rreth 19 centimetra më e shkurtër, transmeton Telegrafi.
Brenda makinës ka mjaft shumë ndriçim dhe ka më shumë opsione brenda saj sesa Tesla Model Y.
Nga 49,000 euro
ID.4 do të festojë zyrtarisht premierën e tij botërore më 23 shtator.
Dhe do të ofrohen disa modele të ID.4.
Çmimet e tyre do të jenë 37 mijë euro, 49 mijë euro dhe 59 mijë euro. /Telegrafi/