Volkswagen Vanagon ishte një furgon i popullarizuar në vitet e 90-ta. Përmasat e tij kompakte e bënë atë të zbatueshëm edhe për transport urban, por edhe për më shumë.
Ruby – është një VW Vanagon i vitit 1990 i konvertuar në një furgon me çati të lartë i cili mund ta dërgojë pronarin e tij kudo.
William Woodward, një fotograf profesional, ka afro 6 vite që jeton në furgonin Ruby, me furgonin që u bë një instrument në “apetitin” e tij për aventura dhe eksplorim, shkruan motor1, transmeton Telegrafi.
Woodward është i gjatë 1.93cm, por modifikimi që ai i bëri Ruby-t e bëri të mundshme që furgoni t’i përshtatet gjatësisë së tij, duke përfshirë edhe plotësimin e disa prej nevojave të cilat nevojiten që ai të jetojë gjatë gjithë kohës në rrugë.
Videoja nga Tiny Home Tours do t’ju çojë në një turne të shpejtë të situatës së tij të jetesës, duke përfshirë disa shembuj të përdorimit të zgjuar të hapësirës.
Pas përditësimit të Ruby-t para 2 vitesh, Woodward i instaloi dy dollapë të lartë dhe shtoi edhe disa shporta, kuti nga druri, dhe çanta kreative për më shumë hapësirë brenda shtëpisë kompakte “mbi rrota”.
Hapësira shtesë i mundësoi atij që ta vendosë një strukturë të pavarur të kuzhinës me një lavaman, një sobë me 2 pllaka dhe kapakë të palosshëm.
Megjithatë modifikimet nuk janë të kufizuara në interier.
Siç u përmend më lartë, Ruby mund ta çojë Woodward-in kudo, dhe kjo për shkakun se furgoni ka goma të përmirësuara.
Dizajni i eksterierit vije gjithashtu me një kuti ku vendosen pajisjet për përdorim të jashtëm, një rezervuar ekstra i karburantit dhe një çantë me litar për tërheqje. /Telegrafi/