Volkswagen ka hapur porositë për sedanin e ardhshëm elektrik ID.7 për klientët evropianë.
Vetura e re elektrike, kryesore e markës, do të fillojë nga 56,995 euro dhe do të ketë një rreze prej 621 kilometra me një mbushje, transmeton Telegrafi.
Kompania nisi prodhimin e këtij automjeti në fillim të kësaj jave në fabrikën gjermane Emden dhe tani ka hapur porositë nga tani për klientët evropianë.
ID.7 është modeli i gjashtë dhe më i madhi i familjes ID të VW, që përfshin furgonin elektrik ID.3, ID.4, ID.5, ID.6 dhe ID.Buzz. /Telegrafi/