Vetura e prodhuar para tri vitesh, ka marrë një pamje krejt tjetër, pasi në të është punuar nga kompanitë, Low-Car-Scene dhe Balckbox-Richter.
Kjo e fundit ia ka ndryshuar komplet pamjen e jashtme, duke vendosur në sipërfaqen e zezë foli të bardhë, si dhe detaje rozë të cilat ndryshojnë ngjyrë, varësisht nga drita që iu bie, transmeton Telegrafi.
Në rrotat që kanë nga 20-inç, janë ndriçuar nga disa LED të veçantë, duke i dhënë një pamje unike.
E prekjet e fundit janë bërë duke ia ndryshuar sistemin e aerodinamikës, që e ka përmirësuar pjesën e përparme, që është zgjatur dhe ulur më poshtë. /Telegrafi/