Telegrafi

VV: Thaçi e “dogji” Haradinajn

“Sigurisht që mos realizimi i këtij koalicioni është shumë i rëndësishëm për vendin, vetëm se dallim është se ky dështim po vjen si refuzim i PDK-së dhe i Thaçit. Shpresoj që në të ardhmen Haradinaj dhe AAK do të reflektojnë më mirë dhe më shumë në interes të vendit”, ka thënë Molliqaj për Telegrafin.

Ai sqaron se në takimin që kanë pasur me të parin e AAK-së,atij i kanë bërë ftesë që AAK-ja t’i bashkohet opozitës për t’i ndalur proceset negative, për ta përgatitur vendin për zgjedhje të parakohshme dhe e kanë njoftuar atë për dëmet që po i shkakton vendit ky mentalitet qeverisës.

“Besoj që sot Haradinaj, pas shfrytëzimit që i është bërë nga PDK-ja, në njërën anë dhe refuzimit tash së fundi edhe zyrtarisht për ta lidhur një koalicion para zgjedhjeve, ka reflektuar më shumë dhe më drejt se cila është rruga për t’i ndihmuar vendit”, tha Molliqaj .

“Lëvizja Vetëvendosje ka një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Thaçi . Mocioni është i hapur për tu nënshkruar edhe nga deputetët e forcave të tjera opozitare. Po e them edhe një herë se ne, si subjekt politik, jemi për zgjedhje të parakohshme dhe për këtë presim edhe bashkëpunimin me forcat e tjera opozitare”, ka thënë Molliqaj. /Telegrafi/