Site icon Telegrafi

VV nuk e përjashton përfshirjen në dialogun e Brukselit (Video)

Partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes në dialogun me Serbinë, propozim ky i bërë nga kryeministri Mustafa.

Ata kanë thënë se për të qenë pjesë e delegacionit në bisedime, duhet të ndryshohet qasja dhe t’i vihen kushte Serbisë.

Ndryshe shprehen përfaqësuesit e dy partive tjera opozitare AAK dhe Nisma. Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë të jenë pjesë e bisedimeve me Serbinë.

Ndërsa, Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, thotë se Qeveria duhet të japë dorëheqje ngase e ka humbur legjitimitetin dhe si e tillë nuk mund të vazhdojë dialogun me Serbinë. /Gazeta Tribuna/

Exit mobile version