Telegrafi

VV: Kushte Serbisë s’i vendosin ata që kanë fuqi, por ata që janë seriozë

Para të pranishmëve folën kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Arbër Rexhaj, nënkryetari i VV-së, Shpend Ahmeti, dhe kryetari Albin Kurti.

Kurti, duke komentuar negociatat me Serbinë, theksoi se bisedimet që po zhvillohet në Bruksel, po shoqërohen nga një mungesë totale e transparencës dhe se e vetmja transparencë e këtyre bisedimeve shpaloset përmes komunikatave që lëshon Brukseli.

Sipas tij, marrëveshjet që kishte arritur Edita Tahiri në bisedimet të ashtuquajtura teknike i kanë sjellë dëme vendit. Ai shtoi se VV është e bindur që vazhdimi i bisedimeve me Serbinë pa kushte ndaj saj, e bën Serbinë edhe më të keqe.

“Ndërkaq, ata që thonë se ne nuk mund ta kushtëzojmë Serbinë sepse jemi të dobët, duhet ta kenë parasysh se kushte nuk vendosin ata që kanë fuqinë, por ata që janë seriozë”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/