Site icon Telegrafi

VV kërkon lirimin e aktivistëve që gjuajtën Kuvendin

Dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Balaj dhe Atdhe Arifi janë arrestuar sot gjatë kohës që po mbahej seanca për inaugurimin e Hashim Thaçit si president.

Për Lëvizjen Vetëvendosje, Thaçi nuk është president dhe nuk do ta njohin si të tillë.

“Për këtë, aktivistët tanë përmes një aksioni simbolik kanë penguar nga jashtë këtë seancë, e cila në vend se të ishte betim si besëlidhje e re për Republikën, është një betim mbi shkeljet dhe tradhtitë që Thaçi i ka bërë shtetësisë së Kosovës. Kërkojmë lirimin e pakusht të Atdheut dhe Egzonit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version