Site icon Telegrafi

VV jep emrat e politizuar në ndërmarrje publike

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një posteri ka dhënë 34 emra të individëve që sipas tyre kanë lidhje të ngushta me partitë në pushtet, e në të njëjtën kohë punojnë me agjencitë e pavarura.

Sipas tyre, nëpërmes bordeve PDK dhe LDK po kontrollojnë agjencitë e pavarura.

Dardan Sejdiu i Vetëvendosjes tha se me këtë kapje të ndërmarrjeve nuk mund të kemi shtet të së drejtës.

Ai tha se këto emërime janë bërë vetëm në sallat improvizuese të Kuvendit, sepse ka edhe tjera që janë bërë nga PDK dhe LDK.

Sejdiu tha se më 9 janar fillon ç’kapja e shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version