Telegrafi

VV: Harta e Murat Mehës dëshmon se Kosova po humb territor

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për medie ka paraqitur hartën e cila është përpiluar nga Murat Meha në vitin 1994.

Sipas “Vetëvendosjes”, në këtë hartë Kulla e Zllepit dhe Çakorri janë në territorin e Kosovës, raporton “zeri.info”.

Ndryshe dje ekipi i ekspertëve ndërkombëtar ka thënë se nuk kanë gjetur asnjë shkelje në demarkacion.

Glauk Konjufca ka thënë se opozita e bashkuar qysh në ditën e formimit të komisionit ad hoc për Demarkacioni ka thënë se nëse ky komision i shfrytëzon të njëjtat dokumente me komisionin e Murat Mehës do të jepet i njëjti rezultat.

“Ky komision ndërkombëtar ka edhe një tjetër mangësi pasi është vetëm një ekspert për këtë çështje, ndërsa dy të tjerët kanë qenë nga fusha tjera” ka thënë Konjufca.

Poashtu sipas tij mangësi është edhe akti që nuk ka pas ekspertë vendor në këtë komision ad hoc Konjfca ka thënë se mospërgatitjen e këtij komisioni e dëshmon fakti që ata e ka përshëndet edhe demarkacionin me Republikën e Shqipërisë e që në fakt nuk ka ndodhë ende.